Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Kosova qëndron me krenari me SHBA-të

nga Venera Grabanica21 maj 2023
Osmani: Kosova qëndron me krenari me SHBA-të

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova qëndron me krenari me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatat e saj.

Osmani këtë e ka thënë para fillimit të ”Deefender Europe 2023“, një stërvitje e përbashkët shumëkombëshe e drejtuar nga Komanda Evropiane e SHBA, e krijuar për të ndërtuar gatishmërinë dhe ndërveprueshmërinë midis aleatëve dhe partnerëve të SHBA-së dhe NATO-s.

”Kosova qëndron me krenari me SHBA-në dhe aleatët e tjerë ndërsa ne presim Defender Europe 2023. Kjo stërvitje ushtarake është një kujtesë se forca jonë nuk qëndron vetëm në aftësitë tona mbrojtëse, por edhe në aleancat që ndërtojmë dhe vlerat e përbashkëta që kultivojmë“, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →