Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë

nga Kaltrina Berila28 shtator 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është kthyer në Kosovë, pas vizitave që pati jashtë vendit.
E para e vendit ka thënë se është kthyer në Kosovë me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë.
“Pas një jave përplot takime e diskutime me miq e aleatë të rinj e të vjetër, kthehemi në vendlindje me bindjen e plotë se Kosova është në rrugë të drejtë”, ka shkruar ajo në llogarinë e saj “Facebook”.
Osmani ditëve të fundit qëndroi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pati takime me liderë të vendeve të ndryshme dhe personalitete të tjera.
Para Amerikës ajo ishte në Britani të Madhe për të marrë pjesë në varrimin e Mbretëreshës Elizabeth II./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →