Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë

nga Kaltrina Berila6 maj 2024
Osmani kujton Aganin: Vizioni i tij do të na udhëheqë përherë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka kujtuar akademikun, Fehmi Aganin, në 25-vjetorin e vrasjes së tij.

Osmani është shprehur se forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, vranë mizorisht krahun e djathë të ish-presidentit, Ibrahim Rugovës.

Tutje, e para e shtetit thotë se sjellja e autorëve të krimit është përkushtim i vazhdueshëm i shtetit, ndërsa vizioni i Aganit, sipas Osmanit do të udhëheq në rrugëtimin për forcimin e Kosovës dhe synimin euroatlantik.

“Njëzet e pesë vjet më parë, Kosova humbi akademik Fehmi Aganin, mendjendriturin, vizionarin, filozofin dhe njeriun e devotshëm, i cili tërë jetën ia kushtoi lirisë dhe pavarësisë. Forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë, më 6 maj 1999 vranë mizorisht akademik Aganin, dorën e djathtë të presidentit historik, dr.Ibrahim Rugova. Ata nuk arritën ta vrasin idealin e tij jetësor, lirinë e popullit dhe pavarësinë e shtetit”, shkroi presidentja në “Facebook”.

“Vizioni i përbashkuesit Agani do të na udhëheq përherë në rrugëtimin për forcimin e shtetit dhe synimin euroatlantik. Sjellja e autorëve të krimit para drejtësisë përkushtim i yni i vazhdueshëm, ndërkaq kujtimi për akademik Aganin është i përhershëm!”, tha tutje ajo.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →