Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Dëshmi e egërsisë së një regjimi kriminal

nga Gentrita Xhemajli1 prill 2025
Osmani kujton masakrën e Lybeniqit: Dëshmi e egërsisë së një regjimi kriminal

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar 26-vjetorin e masakrës në Lybeniq të Pejës.

E para e shtetit tha se 26 vjet më parë, forcat e regjimit gjenocidal të Serbisë kryen një nga masakrat më mizore ndaj popullit të Kosovës, duke vrarë barbarisht 80 civilë në Lybeniq.

“Në mesin e tyre ishin fëmijë nga 18-muajsh deri në 17-vjeçar, gra të moshuara, si dhe një grua shtatzënë”.

“Kjo masakër mbetet një dëshmi e dhimbshme e egërsisë së një regjimi kriminal dhe një plagë e pashëruar në historinë tonë”, shkroi Osmani.

Më tej, ajo u shpreh se sot e përherë do t’i kujtojnë me nderim e pikëllim viktimat, ndërsa kërkojnë drejtësi për ta.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →