Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: LVV nuk e ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin tim për presidente

nga Venera Grabanica7 qershor 2026
Osmani: LVV nuk e ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin tim për presidente

(Lajm i përditësuar)

Osmani: Asgjë nuk e ndal ringritjen e LDK-së

Osmani: LVV nuk e ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin tim për presidente

Vjosa Osmani, ka vlerësuar rezultatin e LDK-së në zgjedhje si një tregues se partia është në rrugën e duhur të ringritjes politike.

Duke komentuar rezultatin, Osmani tha se rritja e mbështetjes për LDK-në është një sinjal inkurajues për të ardhmen dhe dëshmi e besimit në rritje të qytetarëve.

“Kjo rritje na jep shpresë se jemi në rrugë të mirë. LDK do të vazhdojë të ringritet”, tha Osmani.

Ajo theksoi se prioriteti i radhës është krijimi i institucioneve dhe garantimi i stabilitetit politik në vend.

“Që nga nesër, angazhimin tonë do ta përkushtojmë që vendi të ketë institucione”, deklaroi Osmani.

Sipas saj, rezultati i arritur nuk është fundi i procesit, por fillimi i një faze të re për LDK-në.

“Ky është vetëm hapi i parë, shpresëdhënës. Jemi shumë optimistë. Koha e ringritjes veç sa ka filluar dhe nuk ka asgjë që e ndal”, u shpreh Osmani.

Ajo tutje tha se, ”LVV nuk e ka asnjë arsye për ta refuzuar emrin tim për presidente”.


Abdixhiku: Fryma e re me Vjosa Osmanin i solli LDK-së rritjen më të madhe në zgjedhje

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë në zgjedhje, duke e cilësuar rezultatin e partisë si dëshmi të një fryme të re dhe të një pune të vazhdueshme.

Në një konferencë për media, Abdixhiku tha se rezultati i arritur është produkt i bashkimit dhe angazhimit të strukturave të LDK-së, si dhe i bashkëpunimit me presidenten Vjosa Osmani.

“Rezultati është sot reflektim i një bashkimi, i një fryme të re që e kemi ndërtuar me Vjosa Osmanin, një rezultat i një pune të palodhshme”, deklaroi Abdixhiku.

Ai theksoi se LDK-ja ka regjistruar rritjen më të madhe të një subjekti politik në këto zgjedhje.

“LDK shënon rritjen më të madhe që një subjekt politik ka siguruar në këto zgjedhje. LDK ka kaluar nga 13 për qind në 18 për qind, përkatësisht në 20 mandate”, tha Abdixhiku.

Kreu i LDK-së e cilësoi këtë rezultat si një konfirmim të besimit në rritje të qytetarëve ndaj partisë dhe programit të saj politik.

Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in
LAJMI TJETËR →
Ambasada italiane në Prishtinë: 27 vjet paqe dhe stabilitet në Kosovë nën KFOR-in

Më të fundit

Të gjitha →