Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Masat e padrejta të BE-së po e dëmtojnë popullin e Kosovës

nga Venera Grabanica8 tetor 2024
Osmani: Masat e padrejta të BE-së po e dëmtojnë popullin e Kosovës

Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione që po mbahet në Tivat të Malit të Zi, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka folur për masat e Bashkimit Evropian kundrejt Kosovës.

Osmani i ka quajtur të padrejta masat dhe ka thënë se po e dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës.

“Në samitin e liderëve të procesit Bërdo-Brione në Tivat, theksova se masat e padrejta të BE-së kundër Kosovës po dëmtojnë drejtpërdrejt popullin e Kosovës, përkundër faktit që Republika e Kosovës është 100% e linjëzuar me politikën e jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Mbështetja e BE-së duhet të shkojë aty ku ka përkushtim të vërtetë për integrim evropian, për demokraci, sundim të ligjit dhe të drejta të njeriut, dhe jo tek satelitët e Putinit të cilët në mënyrë aktive punojnë drejt destabilizimit të të gjithë rajonit tonë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →