🇽🇰 Kosova
Osmani merr pjesë në ceremoninë e inaugurimit të presidentit të Kosta Rikës
nga Xh.D9 maj 2022
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po qëndron për vizitë zyrtare në Kosta Rikës.
Osmani sot ka marrë pjesë në ceremoninë e inagurimit të presidentit të zgjedhur të këtij vendi Rodrigo Chaves.
Presidentja Osmani e ka uruar Presidentin Chaves në marrjen e detyrës së tij të re, duke i uruar suksese në përfaqësimin e popullit të Kosta Rikës.
“Pavarësisht distancës, partneriteti ynë është unik, i themeluar në shtyllat e miqësisë, e vlerave tona të demokracisë, sundimit të ligjit, lirisë e paqes. Tani, është detyra jonë e përbashkët, si të zgjedhurit e popujve tanë, që t’i përafrojmë shtetet tona edhe më shumë”, ka thënë Presidentja Osmani./21Media








