Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaPolitikë
🏛️ Politikë

Osmani mirëpret sanksionet ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit

nga E.Bullaku8 dhjetor 2021

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot ka deklaruar se e mirëpret sanksionet e Shteteve të Bashkuara ndaj grupit të Zvonko Veselinoviçit.
Përmes një shkrimi në Twitter, Osmani ka theksuar se institucionet janë plotësisht të përkushtuara ndaj sundimit të ligjit dhe do të bashkëpunojnë me Shtetet e Bashkuara për të siguruar që rajoni ynë të mos bëhet një parajsë e sigurt për grupe të tilla kriminale.

I welcome 🇺🇸 sanctions on Veselinovic and his transnational organized crime group from north Kosovo. 🇽🇰 institutions are fully committed to rule of law and will cooperate with 🇺🇸 to ensure that our region doesn’t become a safe heaven for such crime groups. https://t.co/Ybhs2ezM8D

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2021


Shtetet e Bashkuara, të mërkurën kanë vendosur sanksione ndaj dhjetëra individëve dhe subjekteve në të gjithë Evropën dhe hemisferën perëndimore, duke shënjestëruar një grup të krimit të organizuar me seli në veriun e Kosovës. Zyra e Kontrollit për Pasuritë e Huaja e Departamentit të Thesarit ka shënjestëruar grupin e afaristit serb, Zvonko Veselinoviç./21Media

Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0
LAJMI TJETËR →
Gana fiton me gol në kohën shtesë, Panama mposhtet 1-0

Më të fundit

Të gjitha →