Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja, alarme që duhet të merren shumë seriozisht

nga Venera Grabanica13 dhjetor 2023
Osmani në Bruksel: Serbia po planifikon sulme të reja, alarme që duhet të merren shumë seriozisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në samitin BE-Ballkani Perëndimor që po zhvillohet në Bruksel ka thënë se Serbia po planifikon sulme të reja në Kosovë.

Ndër tjera, Osmani para mediave tha se do t’i njoftojë sot të gjithë liderët evropianë për informatat që Kosova posedon në lidhje me këto plane të Serbisë.

Sipas saj, këto janë alarme që duhet të merren shumë seriozisht.

Osmani ka konsideruar se Samiti i sotëm po mbahet në një kohë të vështirë për Evropën dhe për të gjithë botën për shkak të konflikteve që po ndodhin nëpër botë./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →