Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani në Kalabri merr pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”

nga B.K11 prill 2023
​Osmani në Kalabri merr pjesë në inaugurimin e sheshit “Kosova”

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, është pritur nga arbëreshët e Italisë në komunën e Frasnitës. Aty, ajo është nderuar me çmimin “Gjergj Kastrioti” si dhe ka marrë pjesë në inaugurimin e sheshit i cili mban emrin e Kosovës.

Presidentja Osmani ka thënë se arbëreshët e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor për shekuj të tërë.

“Arbëreshët, shtyllë e kulturës dhe e identitetit kombëtar! Mirënjohëse për mikpritjen vëllezërve e motrave arbëreshe. Për shekuj të tërë, ata e kanë ruajtur identitetin kombëtar e gjuhësor, traditën, ritet e kulturën e të parëve të tyre. Ideja e rilindjes kombëtare dhe historia e heroit tonë nacional, Gjergj Kastriotit, e gjejnë burimin në tokën e arbëreshëve. Falënderoj komunën e Frasnitës për çmimin “Gjergj Kastrioti”. Ky çmim është mirënjohje para së gjithash për betejën historike të Kosovës për liri dhe për ruajtjen e identitetit kombëtar”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se prej sot ekziston një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë.

“Po ashtu, në zemër të Arbërisë, në praninë e shumë arbëreshëve të Frasnitës, inauguruam sheshin, i cili e mban emrin e Republikës sonë, sheshi “Kosova”. Nga sot, kemi një copëz Kosove në zemër të Kalabrisë”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →