Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani në New York: Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

nga Venera Grabanica27 shtator 2025
Osmani në New York: Kosova e përkushtuar në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pjesë këtë javë në takimin e radhës të Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) në New York, me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul.

Osmani riafirmoi përkushtimin e Kosovës në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, duke theksuar rolin udhëheqës të vendit në rajon përmes ndërtimit të sistemeve të paralajmërimit të hershëm dhe përballjes me radikalizimin online.

“Me ftesë Ministrit të Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Johann Wadephul, këtë javë në New York, mora pjesë në takimin e radhës së Fondit Global për Angazhim dhe Qëndrueshmëri të Komunitetit (GCERF) ku Kosova është vend partner nga viti 2017. Riafirmova përkushtimin e palëkundur të Kosovës për të luftuar terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm. Nga ndërtimi i sistemeve të paralajmërimit të hershëm, deri te përballja me radikalizimin online, Kosova është shndërruar në një model për rajonin – duke treguar se përmes bashkëpunimit, qëndrueshmërisë dhe vlerave të përbashkëta, edhe sfidat më të mëdha globale mund të tejkalohen”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →