Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

nga Kaltrina Berila2 qershor 2024
Osmani në takim me presidentin e El Salvadorit: Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në El Salvador.

Osmani në takimin e zhvilluar me presidentin Nayib Bukele, bën të ditur se kanë diskutuar për sundim të ligjit, prosperitet ekonomik dhe zgjerim të aleancave.

“El Salvadori vazhdimisht ka qenë një partner përkrahës për Kosovën. Në takimin bilateral me Presidentin Nayib Bukele, sundimi i ligjit, prosperiteti ekonomik dhe zgjerimi i aleancave ishin në qendër të diskutimeve”, shkruan presidentja në postimin e bërë në “Facebook”.

Tutje, ajo ka shkruar se Kosova dhe El Salvador kanë potencial të madh për bashkëpunim.

“Vendet tona kanë potencial të madh për bashkëpunim, prandaj kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm drejt realizimit të këtij potenciali”, thekson ajo.

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të mandatit të dytë të Presidentit të El Salvadorit, Nayib Bukele./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →