Osmani ngushëllon familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të Ali Sadriut
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen Sadriu për ndarjen nga jeta të ish-Ministrit të Financave, Ali Sadriu.
Përmes një njoftimi të Presidencës citohet të ketë thënë se kontributi i tij në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtim ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm.
“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen nga jeta të z. Ali Sadriu, ish-Ministër i Financave, ish deputet në dy mandate dhe ish-Drejtor Ekzekutiv i QKUK-së. Kontributi i tij i jashtëzakonshëm në shërbim të institucioneve të vendit dhe i palodhur në përkushtimin ndaj qytetarëve do të mbetet gjithmonë i paharrueshëm. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes.I përhershëm qoftë kujtimi për Ali Sadriun!”, ka shkruar Osmani.









