Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane Keller-Sutter

nga Venera Grabanica21 maj 2025
Osmani nis vizitën në Zvicër, pritet nga presidentja zvicerane Keller-Sutter

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur sot nga presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, në Lohn Manor – rezidenca zyrtare e Këshillit Federal të Zvicrës, raporton Ekonomia Online.

Kjo pritje u zhvillua në kuadër të vizitës shtetërore që presidentja Osmani po realizon këto ditë në Zvicër.

Pas takimit bilateral, Presidentja Osmani do të pritet me nderime ushtarake në Sheshin Federal në Bernë. Më pas, të dyja presidentet do të japin deklarata për media nga Ndërtesa e Parlamentit/Këshilli Federal.

“Faleminderit për mikpritjen, miqësinë dhe nderimin, presidente Keller-Sutter! Kjo vizitë e parë shtetërore në Zvicër që po fillon në rezidencën zyrtare të Këshillit Federal të Zvicrës është dëshmi se bashkë po shkruajmë kapitullin e ri të historisë së partneritetit midis shteteve dhe popujve tanë!”, ka shkruar Osmani në Facebook.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →