Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani njofton policinë për keqpërdorim të identitetit të saj

nga Egzona Mehmeti7 qershor 2017

Osmani njoftoi edhe KQZ-në për këtë çështje

Kandidatja e LDK-së për deputete të Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani ka bërë një sqarim për qytetarët dhe organet që po merren me organizimin e zgjedhjeve.

Osmani përmes një postimi ka deklaruar se ajo nuk ka shpërndarë asnjë poster për zgjedhje dhe se do ta informojë policinë dhe KQZ-në për shkelje dhe keqpërdorim të emrit të saj.

”Vjosa Osmani nuk ka shperndare neper Kosove ASNJE poster te vetem as ne keto zgjedhje dhe as ne zgjedhjet e kaluara. Kushdo qe mund te kete bere nje gje te tille pa u autorizuar nga une e pa lejen time, eshte duke shkelur ligjin, dhe per kete shkelje do te pergjigjet. Tani do te informoje policine dhe KQZ-ne per kete shkelje dhe keqperdorim te identitetit dhe emrit tim per interesa te uleta qe bien ndesh me rregullat e fushates zgjedhore”, ka shkruar Osmani  në facebook./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →