Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani për Shqipe Bajçinca-Brestovcin: Kontributi i saj është i jashtëzakonshëm

nga Kaltrina Berila1 prill 2024
Osmani për Shqipe Bajçinca-Brestovcin: Kontributi i saj është i jashtëzakonshëm

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka shprehur ngushëllime familjes së tashmë të ndjerës, Shqipe Bajçinca-Brestovci, e cila ishte anëtare e Komitetit Olimpik të Kosovës.

Osmani u shpreh se kontributi i Bajçinca-Brestovcit në edukimin e brezave të rinj , por edhe në zhvillimin e sportit kosovar, siç tha ajo, është i jashtëzakonshëm.

“Me dhimbje të thellë e pranuam lajmin për ndarjen e hershme nga jeta të profesoreshës së Fakultetit të Edukatës Fizike të Universitetit të Prishtinës, Shqipe Bajçinca – Brestovci, e cila njëherësh ka bartur disa pozita në periudha të ndryshme, në organizata sportive brenda e jashtë Kosovës”.

“Kontributi i saj në edukimin e brezave të rinj , por edhe në zhvillimin e sportit kosovar është i jashtëzakonshëm, ndaj do të kujtohet përherë si pjesë e kësaj historie. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, kolegëve dhe komunitetit sportiv. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes”, ka shkruar Osmani.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →