Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani për vizitë pune në Kanada

nga B G22 nëntor 2024
​Osmani për vizitë pune në Kanada

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada, ku do ta përfaqësojë Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax.

Në këtë Forum, Osmani, do ta ketë një adresim në panelin e nivelit të lartë me temë: Epoka e optimizmit – tani varet nga ne.

Osmani gjatë vizitës në Halifax do të ketë një sërë takimesh bilaterale me zyrtarë të lartë kanadezë dhe përfaqësues të shteteve të tjera, si dhe do të mbajë një ligjëratë para studentëve dhe një takim me përfaqësues të mërgatës në Halifax.

Forumi Ndërkombëtar i Sigurisë në Halifax është ngjarje vjetore, e cila mbledh vendimmarrësit në kërkim të zgjidhjeve në sferën e sigurisë globale.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →