Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani për vizitën në Mitrovicë: Takime kuptimplota dhe energji pozitive

nga Gentrita Xhemajli15 dhjetor 2025
Osmani për vizitën në Mitrovicë: Takime kuptimplota dhe energji pozitive

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, për vizitën e sotme në Mitrovicë ka thënë se ajo ishte me takime kuptimplota dhe me energji pozitive.

Ajo shtoi se në këtë vizitë ka takuar një kopsht dhe një biznes.

“Vizita ime e katërt brenda një muaji në komunat e Kosovës, ishte në Mitrovicë. Bashkë me Kryetarin Faton Peci, të cilin e urova për detyrën, kishim një ditë të mbushur me takime kuptimplota dhe energji pozitive. Në Kopshtin “Gëzimi ynë”, pamë nga afër kushtet dhe përkushtimin ndaj fëmijëve tanë, ndërkaq më pas takuam sportistët e klubeve Trepça, vajza dhe djem që me krenari e përfaqësojnë qytetin. Vizitën e përmbyllëm te biznesi “Maestro Food”, një shembull frymëzues me shumicën gra të punësuara, dëshmi e fuqisë së punës dhe përkushtimit në zhvillimin ekonomik”, ka shkruar Osmani përmes një postimi në Facebook./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →