Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani përkujton masakrën e 3-4 shkurtit ndaj shqiptarëve në veri

nga Venera Grabanica3 shkurt 2023
Osmani përkujton masakrën e 3-4 shkurtit ndaj shqiptarëve në veri

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar 23-vjetorin e dy ditëve të tmerrit në pjesën veriore të Mitrovicës.
Në natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, 10 shqiptarë u ekzekutuan dhe 25 u plagosën, 1664 familje u dëbuan me gati 12 mijë anëtarë nga pjesa veriore e Mitrovicës.
Osmani ka thënë se kjo masakër mëshiron kujtesën dhe nevojën për drejtësi.
“Në 23-vjetorin e ditëve të tmerrit në këtë pjesë, thirrja për drejtësi është nderim për të vrarët, të plagosurit dhe të dëbuarit. Qoftë i përhershëm kujtimi për viktimat e drejtësia synim i vazhdueshëm deri në vënien e autorëve para përgjegjësisë”, ka thënë Osmani./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →