Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Policia e Kosovës shembull i përkushtimit ndaj shtetit

nga Venera Grabanica6 shtator 2021
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në 22 vjetorin e themelimit të Policisë së Kosovës ka thënë se gratë dhe burrat që janë pjesë e policisë janë shembull i përkushtimit ndaj shtetit.
“Megjithëse forcë e re e rendit, Policia e Kosovës prej dy dekadash ka rritur shkallën e profesionalizmit me të cilën mburremi. Gra e burra të policisë së Kosovës janë shembull i përkushtimit dhe devotshmërisë ndaj shtetit dhe për këtë ju jemi mirënjohës”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Sipas saj, përpjekja për sundimin e ligjit nuk duhet pushojë asnjëherë. Këtë rrugë të nisur duhet ta kemi synim të çdoditshëm në ofrimin i sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës./21Media
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →