Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

nga B G8 maj 2025
​Osmani pranoi letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pranoi sot letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Italisë në Prishtinë, Maurizio Antonini.

Osmani gjatë takimit ka përmendur raportet e mira midis dy vendeve mike dhe mirënjohjen e thellë të popullit të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë në shtet-ndërtimin dhe forcimin e pozitës së shtetit tonë në fushën ndërkombëtare.

Në takim u theksua rëndësia e thellimit të mëtejmë të bashkëpunimit reciprok në fusha të ndryshme, si dhe bashkëpunimin në kuadër të organizatave ndërkombëtare.

Po ashtu, u nënvizua rëndësia jetike e ecjes përpara në procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →