Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive politike, konsultime për datën e zgjedhjeve

nga Venera Grabanica31 korrik 2024
Osmani pret në takim përfaqësuesit e partive politike, konsultime për datën e zgjedhjeve

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot do të mbajë takim me partitë politike. Ky takim do të mbahet në lidhje me caktimin e datës për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Partitë politike u përgjigjen pozitivisht. Takimi i presidentes me partitë politike do të mbahet nesër (31 korrik 2024), në orën 14:00.

Deputeti i VV-së, Armend Muja i tha RTV21 se do të marrin pjesë në takimin me presidenten Vjosa Osmani për vendosjen e një date për zgjedhjet e reja dhe nuk beson se do të krijohet ndonjë krizë parlamentare.

Po ashtu ditë më parë, sekretarja e përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku ka thënë se kjo parti do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga presidentja Vjosa Osmani rreth përcaktimit të datës së zgjedhjeve të rregullta. Çitaku ka thënë se kjo ftesë nuk ndërlidhet me zgjedhjet e parakohshme, pasi një gjë të tillë ka kohë që e kërkon PDK-ja.

Pjesëmarrjen në takimin e 31 korrikut e ka konfirmuar edhe LDK-ja.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj do të shkojë në takimin e nesërm të thirrur nga presidentja Osmani për të diskutuar rreth datës së zgjedhjeve. Këtë e ka konfirmuar këtë të martë, zëdhënësi i AAK-së Kushtrim Xhemajli.

“Mund të ju konfirmoj që kryetari Haradinaj do të marrë pjesë në takimin konsultativ të thirrur nga Presidentja për caktimin e datës së zgjedhjeve të rregullta”, ka thënë Xhemajli për rtv21.tv./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →