Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani priti në takim eurodeputetin Riho Terras, temë diskutimi ishte siguria

nga Gentrita Xhemajli9 dhjetor 2024
Osmani priti në takim eurodeputetin Riho Terras, temë diskutimi ishte siguria

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim deputetin e Parlamentit Evropian dhe raportues i sapoemëruar për Kosovën, Riho Terras.

Gjatë takimit Osmani rikonfirmoi përkushtimin e palëkundur të Kosovës për integrim në BE, duke potencuar progresin e dukshëm në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit dhe përafrimin me standardet evropiane.

”Presidentja nënvizoi përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian si synim kyç për të ardhmen e vendit. Presidentja Osmani theksoi edhe përkushtimin e Kosovës për të drejtat e njeriut, sundim të ligjit e demokraci, duke prezantuar arritjet evidente”, thuhet në njoftim

Po ashtu është bërë e dtitur se Osmani bëri thirrje për bashkëpunim dhe mbështetje nga partnerët ndërkombëtar për hetim të sulmit, duke konfirmuar përkushtimin për hetim profesional të rastit nga ana e institucioneve të Kosovës.

Në fund Osmani theksoi se është e rëndësishme që bashkësia ndërkombëtare të mbajë qëndrim unik ndaj veprimeve destabilizuese të Serbisë, përfshirë aktit të agresionit të shtatorit 2023 dhe sulmit të fundit terrorist në infrastrukturën vitale të Kosovës.

Në takim, Osmani theksoi se është koha që masat e pa drejta të BE-së ndaj Kosovës të largohen përfundimisht, ngase sipas saj, përveç se të pa drejta, këto masa po i dëmtojnë drejtpërdrejtë qytetarët e Kosovës, pa dallim.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →