Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani reagon pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha

nga Venera Grabanica27 tetor 2021

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani reagoi pas vdekjes së regjisores së njohur, Burbuqe Berisha.
Osmani tha se vdekja e Berishës është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës, teksa shtoi se vdekja e regjisores do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.
“Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi. Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht. Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar. Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike. I përjetshëm qoftë kujtimi për të”, shkroi Osmani në Facebook.
Regjisorja Burbuqe Berisha vdiq sot në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →