Osmani reagon për sulmin rus ndaj Ukrainës: Hegjemonia e Rusisë s’do të ketë sukses
Për sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës ka reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani ka thënë se Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj teksa ata po përballen me pasojat e një luftë të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia.
“Kosova qëndron me Ukrainën dhe njerëzit e saj, teksa po përballen me pasojat e një lufte të pa provokuar si rezultat i veprimeve të agresionit nga Rusia”, ka shkruar presidentja Osmani.
Në reagim ajo ka nënvizuar edhe se do të bashkëpunojnë me aleatët për të ndaluar çdo destabilizim në rajon.
Madje ajo thekson se hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses dhe se liria e demokracia do të mbizotërojnë.
“Ne do të bashkëpunojmë me aleatët tanë për të ndaluar çdo destabilizim në rajonin tonë. Hegjemonia e Rusisë nuk do të ketë sukses. Liria dhe demokracia do të mbizotërojnë”, ka përfudnuar shkrimi i Osmanit.
🇽🇰 stands with 🇺🇦 & its people, while they’re facing the consequences of unprovoked war as a result of Russia’s acts of aggression.
We’ll cooperate with our allies to stop any destabilization in our region. Russia’s hegemony will not succeed. Freedom and democracy will prevail.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 24, 2022
Presidenti rus, Vladimir Putin njoftoi operacionin ushtarak në Ukrainë në orën 5:55 të mëngjesit me orën e Moskës – dhe minuta më vonë, sipas raporteve, u lëshuan granatimet dhe raketat e para në Ukrainë./21Media








