Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur

nga Venera Grabanica30 maj 2025
Osmani: Rruga euroatlantike e Kosovës – qëllim i palëkundur

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sot ka pritur në takim kongresistet Claudia Tenney dhe Chrissy Houlahan, të shoqëruara nga e ngarkuara me punë në ambasadën e SHBA-ve në Kosovë,  Anu Prattipati dhe delegacioni e Kongresit.

Presidenca ka njoftuar se në këtë takim, përveç situatës aktuale politike dhe të sigurisë në vend, u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus të veçantë në fushën e mbrojtjes, investimeve dhe avancimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Osmani theksoi se partneriteti strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është shtylla kryesore për të garantuar stabilitetin afatgjatë në Ballkanin Perëndimor.

Bëhet e ditur se Osmani shprehu falënderimet më të thella për prezencën e vazhdueshme të trupave amerikane në vendin tonë, duke theksuar se ky angazhim ka qenë themelor për ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në momentet më të vështira. Ajo nënvizoi se ndihma dhe mbështetja amerikane, të ofruara që nga ditët më sfiduese, janë dëshmi e miqësisë së palëkundur dhe angazhimit të përbashkët për paqen dhe prosperitetin në rajonin tonë.

Duke falënderuar kongresistët për mbështetjen amerikane ndaj Kosovës, Osmani theksoi se bashkëpunimi i ngushtë me Shtetet e Bashkuara është po ashtu jetik për realizimin e synimeve euroatlantike të vendit, që mbeten qëllim i palëkundur për Republikën e Kosovës.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →