Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani: Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë kushtetues

nga B G15 tetor 2025
Osmani: Shpresoj që të kemi sa më parë qeveri me mandat të plotë kushtetues

Presidentja Vjosa Osmani tha se shpreson që sa më parë të ketë qeveri me mandat të plotë kushtetues. Ajo deklaroi se nuk mund të ndërhyjë mes negociatave për kolaicione, por shtoi se “është në duart e partive politike të cilat shpresoj se do të gjejnë gjuhë të përbashkët”.

Kështu deklaroi Osmani pas vizitës në Onkologji, ku u dhuruan 640 pako onkologjiken për pacientet e prekur me kancer të gjirit.

Kreu i Lëvizjes Vëtëvendosje është mandatuar për kryeministër nga presidentja Vjosa Osmani më 10 tetor për formimin e ekzekutivit të ri, pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës më 10 tetor.

Për zgjedhjen e Kurtit dhe kabinetit qeveritar që e prezanton para Kuvendit nevojiten së paku 61 vota nga 120 deputetë të legjislativit.

“Përkundër angazhimit tim të vazhdueshëm që të kemi konstitutim të Kuvendit, ajo çështje është varur nga vullneti i partive politike partive dhe deputetevë të Kuvendit, më në fund edhe ai proces u përmbyll, kemi Kuvend plotësisht të konsitutuuar, pas asaj unë menjëherë të nesërmen kam mandatuar kryeministrin në detyrë i cili është nominuar nga partia e parë i cili ka dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Tani nga data që është nominuar janë 15 ditë, natyrisht që afatet rrjedhin mirëpo negociatat për koalicione bëhen vetëm ndërmjet partive politike, apo deputetëve, por janë diskutime mes partive politike në të cilat si presidente nuk do të duhej të ndërhyja. Rrjedhimisht unë nuk mund ta dijë se deri ku kanë arritur ato negociata potencialisht, por janë çështje për të cilat për më shumë informata mund të ju japin partitë politike të involvuara. Unë shpresoj shumë që do të kemi sa më parë qeveri të Kosovës me mandat të plotë kushtetues, sepse siç e dini qeveria në detyrë ka kompletencat e limituara sipas ligjit për qeverinë dhe kjo pastaj e pengon jo vetëm punën e qeverisë po e pengon shtetin në tërësi”, deklaroi Osmani.

E para e shtetit shtoi se sa më parë të ketë qeveri, do të shtyhen edhe reforma dhe vendime të tjera në interes te vendit.

“Sa më parë që të kemi qeveri me mandat të plotë kushtetues, aq më parë mund të shtyhen përpara reforma, mund të kemi buxhet gjithëpërfshirës, i cili e vendos shëndetin e qytetarëve tanë në radhë të parë dhe e prioritizon. Do të kemi edhe vendime të tjera të cilat shtyhen përpara nga qeveria, të cilat janë në interes të qytetarëve dhe në interes të vendit. Por kur do të ndodhë kjo, siç e thash është në duart e e partive politike të cilat shpresoj shumë se do të gjejnë gjuhë të përbashkët dhe qytetarët e Kosovës në përputhje me vullnetin e tyre të shprehur në zgjedhjet e fundit do të keni qeveri me mandat të plotë”, ka shtuar Osmani.

Kujtojmë se me 10 tetor, Kuvendi i Kosovës zgjodhi edhe nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Me 71 vota për nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb u zgjodh, Nenad Rashiq.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →