Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me Guerot, folën për konsultimet që ajo ka zhvilluar me partitë për konstituimin e kuvendit

nga B G7 korrik 2025
Osmani takohet me Guerot, folën për konsultimet që ajo ka zhvilluar me partitë për konstituimin e kuvendit

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, priti sot në takim Ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Olivier Guerot, me të cilin bisedoi për zhvillimet e fundit politike në vend dhe në rajon, si dhe për raportet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës.

“Presidentja Osmani dhe Ambasadori Guerot folën edhe lidhur me konsultimet që ka zhvilluar Presidentja me subjektet politike në funksion të zbatimit të vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ritheksoi se respektimi i rendit kushtetues dhe demokratik është thelbësor për stabilitetin institucional dhe kredibilitetin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.”, thuhet në njoftimin e presidencës.

Po ashtu bëhet e ditur se në takim u diskutua edhe për avancimin e mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, përfshirë thellimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme me interes të përbashkët, si dhe për rëndësinë e mbështetjes së Francës në rrugën euroatlantike të Kosovës./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →