Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me Prattipatin: Të respektohet masa e përkohshme e Kushtetueses dhe të pritet aktgjykimi final

nga Venera Grabanica11 shtator 2025
Osmani takohet me Prattipatin: Të respektohet masa e përkohshme e Kushtetueses dhe të pritet aktgjykimi final

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit u diskutuan zhvillimet e fundit në vend, rëndësia e funksionalizimit të të gjitha institucioneve si dhe është potencuar rëndësia e respektimit të masës së përkohshme të Gjykatës Kushtetuese dhe pritjes së aktgjykimit final.

“Në 24-vjetorin e sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, Presidentja Osmani theksoi se Kosova qëndron krah për krah me popullin amerikan, sot, nesër dhe gjithmonë, në mbrojtje të paqes dhe një të ardhmeje më të mirë për brezat që vijnë. Në prag të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ato diskutuan edhe për aktivitetet që do të realizohen gjatë kësaj jave, takimet e planifikuara, si dhe pritshmëritë për to”, thuhet në njoftim.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →