Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me presidentin kroat, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në NATO

nga B G9 korrik 2024
Osmani takohet me presidentin kroat, diskuton për anëtarësimin e Kosovës në NATO

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington me ftesë të sekretarit amerikan Antony Blinken, në margjina të Samitit të NATO-s, ka takuar presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović.

Zyra e Presidentes njofton se Osmani ka theksuar se Kroacia është një ndër aleatet kyçe të Kosovës në rajon dhe ndër mbështetëset kryesore të rrugëtimit euroatlantik të vendit

“Me homologun Milanović, Presidentja Osmani ndër të tjera ka diskutuar për aspiratën e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO dhe mbështetjen jetike nga aleatët kroatë, si dhe rëndësinë strategjike të anëtarësimit të Kosovës për paqen dhe sigurinë e qëndrueshme në rajon dhe përtej.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Milanović, i cili gjithnjë ka qenë zë i fuqishëm pro anëtarësimit të Kosovës në NATO dhe në organizata të tjera ndërkombëtare./21Media

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →