Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me Senatorin republikan, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë-ShBA

nga Kaltrina Berila13 dhjetor 2024
Osmani takohet me Senatorin republikan, flasin për forcimin e partneritetit Kosovë-ShBA

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në Washington D.C, është takuar me Senatorin republikan, Ted Cruz.

Osmani ka thënë se forcimi i partneritetit ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së, adresimi i sfidave të përbashkëta dhe shkëmbimi i ideve për bashkëpunim në fusha të interesit të dyanshëm ishin në fokus të takimit me Senatorin republikan Ted Cruz.

“Shtetet e Bashkuara mbeten një aleat jetik për Kosovën dhe jemi mirënjohës për mbështetjen dhe përkushtimin e Senatorit Cruz ndaj vlerave dhe vizionit tonë të përbashkët”, ka thënë presidentja./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →