Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me shefin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë

nga Kaltrina Berila9 nëntor 2024
Osmani takohet me shefin e NATO-s: Diskutime të vazhdueshme për situatën e sigurisë në Kosovë

Presidentja e Ksoovës, Vjosa Osmani ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Budapest.

Osmani ka publikuar një foto nga takimi, derisa ka bërë me dije se kanë diskutuar për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në Kosovë.

“Diskutime të vazhdueshme me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, për situatën e sigurisë në Kosovë, si dhe rolin e kontributin e KFOR-it për paqe e siguri në vendin tone”, ka shkruar Osmani në “Facebook”./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →