Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takohet me Siljanovskan, flasin për thellim të bashkëpunimit

nga Venera Grabanica13 qershor 2024
Osmani takohet me Siljanovskan, flasin për thellim të bashkëpunimit

(Lajm i përditësuar)

Osmani takohet me Siljanovskan, flasin për thellim të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, gjatë një samiti në Shkup.

Ajo tha se me presidenten e re të shtetit fqinj ka folur mbi raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut.

“Në prag të Samitit të vendeve të Evropës Juglindore (SEECP), takova Presidenten e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova. Edhe një herë, Presidentes ia urova marrjen e detyrës, gjersa diskutuam edhe për raportet bilaterale Kosovë-Maqedoni e Veriut, si dhe për thellimin e bashkëpunimit në dobi të qytetarëve të të dy shteteve tona”, ka thënë Osmani.

Ky është takimi i parë i Osmanit me homologen e saj të Maqedonisë së Veriut.


Osmani merr pjesë në Samitin e vendeve të Evropës Juglindore

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Shkup, Maqedoni e Veriut, për të marrë pjesë në Samitin e krerëve të shteteve të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Në këtë Samit, Osmani do t’i bashkohet krerëve të shteteve pjesëmarrëse për të biseduar rreth thellimit të bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe partnerët ndërkombëtarë për të garantuar paqe, siguri, stabilitet, zhvillim ekonomik, politik e shoqëror në rajon.

 Sipas njoftimit të Presidencës, përgjatë qëndrimit në Shkup, Osmani do të zhvillojë edhe takime të tjera.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →