Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takoi studentët e Katedrës kushtetuese të Universitetit të Prishtinës

nga B.K9 prill 2022

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, për nder të Ditës së Kushtetutës, priti në takim një grup studentësh nga fusha e të Drejtës Kushtetuese të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, të shoqëruar nga dekani i Fakultetit Juridik, Avni Puka.
Në takim është diskutuar për rëndësinë e Kushtetutës dhe zbatimit të saj. Për më tepër, u diskutua për nevojën dhe rëndësinë e profesionistëve të së Drejtës Kushtetuese në Republikën e Kosovës.
Presidentja Osmani theksoi se procesi i hartimit të Kushtetutës është një ndër proceset më të rëndësishme që ka ndikuar në shtetndërtimin e Republikës së Kosovës.
Më tej, Presidentja Osmani ftoi që diskutimet për rëndësinë e Kushtetutës të jenë të vazhdueshme dhe të mos zhvillohen vetëm me përfaqësuesit institucional, por edhe me qytetarët./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →