Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani takon ambasadorët e QUINT-it: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

nga B G29 shtator 2023
​Osmani takon ambasadorët e QUINT-it: Serbisë t’i kërkohet llogaridhënie për veprimet kundër Kosovës

Presidentja Vjosa Osmani, ka kërkuar që ndërkombëtarët t’i kërkojnë llogaridhënie Serbisë për veprimet e saj kundër Kosovës.

Osmani ka thënë se Serbisë i duhet bërë e qartë se duhet të ndalojë financimin dhe mbështetjen e grupeve kriminale për veprime terroriste.

Në takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, Osmani ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë ta promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të punojë me komunitetin lokal serb për t’i afruar dhe integruar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

“Presidentja ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në menaxhimin e situatës aktuale dhe për të ndihmuar në arritjen e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Sipas Presidentes Osmani, duhet të kërkohet llogaridhënie nga Serbia për veprimet e saj kundër Kosovës, duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”, ka njoftuar Presidenca.

“Mungesa e masave të tilla mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste”, ka theksuar Osmani.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona

-it, Osmani ka thënë se Serbisë i duhet bërë e qartë se duhet të ndalojë financimin dhe mbështetjen e grupeve kriminale për veprime terroriste.

Në takimin me ambasadorët e QUINT-it dhe Bashkimit Evropian, Osmani ka diskutuar për situatën e sigurisë në vend pas sulmit terrorist ndaj Policisë së Kosovës të dielën në Banjskë të Zveçanit.

“Kosova është e vendosur që të vazhdojë ta promovojë paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe të punojë me komunitetin lokal serb për t’i afruar dhe integruar në shoqërinë dhe institucionet e Kosovës”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.

Osmani ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë me shtetet aleate dhe koordinimit të institucioneve të sigurisë, me qëllim të parandalimit të përsëritjes së akteve të tilla.

“Presidentja ka bërë të ditur se institucionet e Republikës së Kosovës janë të përkushtuara në menaxhimin e situatës aktuale dhe për të ndihmuar në arritjen e ruajtjen e paqes dhe stabilitetit. Sipas Presidentes Osmani, duhet të kërkohet llogaridhënie nga Serbia për veprimet e saj kundër Kosovës, duke ia bërë të qartë se duhet të ndalojë financimin, mbështetjen dhe shtytjen e grupeve kriminale për veprime terroriste”, ka njoftuar Presidenca.

“Mungesa e masave të tilla mund të keqpërdoret nga ana e Serbisë dhe për rrjedhojë mund të kemi përsëritje të veprimeve terroriste”, ka theksuar Osmani.

Në orët e para të mëngjesit të ditës së diel është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Banjskë të Zveçanit ku terroristë serbë kanë sulmuar patrullën policore. Tre sulmues kanë mbetur të vrarë ndërsa janë arrestuar tetë persona.

FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist
LAJMI TJETËR →
FIFA shpall pa faj arbitrin e akuzuar për gjest supremacist

Më të fundit

Të gjitha →