🇽🇰 Kosova
Osmani takon Anu Pratipati, rikonfirmon partneritetin Kosova-SHBA
nga Gentrita Xhemajli5 nëntor 2025
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani priti në takim Të Ngarkuarën me Punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Pratipati.
Në takim u diskutua mbi zhvillimet e fundit në vend, përfshirë çështje që kanë të bëjnë me sigurinë.
Osmani ri-konfirmoi përkushtimin e Kosovës për avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve duke e vlerësuar partneritetin me SHBA-në si strategjik e thelbësor për suksesin e Kosovës.











