Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Elon Musk në Paris, flasin për luftën kundër dezinformimit

nga Gentrita Xhemajli8 dhjetor 2024
Osmani takon Elon Musk në Paris, flasin për luftën kundër dezinformimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar disa takime gjatë qëndrimit të saj në Paris, ku ndër ta edhe me miliarderin Elon Musk.

Takimi, i cili u zhvillua në kuadër të rihapjes së katedrales ikonike, Notre-Dame, përfshiu diskutime për çështje kyçe, si efikasiteti dhe efektiviteti i qeverisë, si dhe përpjekjet për të luftuar dezinformimin.

Në një postim në platformën “X”, Osmani ka ndarë detaje nga takimi, duke theksuar rëndësinë e respektimit të vullnetit të popullit në çdo veprim të qeverisë.

“Në Paris. Një bisedë e madhe për efikasitetin dhe efektivitetin e qeverisë, përpjekjet për të luftuar dezinformimin, si dhe rëndësinë e respektimit gjithmonë të vullnetit të popullit”, ka shkruar Osmani në X.

Gjatë vizitës së saj në Paris, Osmani ka takuar gjithashtu presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, dhe një numër të madh personalitetesh të njohura ndërkombëtare, duke shfrytëzuar mundësinë për të promovuar kauzat e Kosovës në skenën globale.

With @elonmusk in Paris.

A great conversation about government efficiency and effectiveness, efforts to fight disinformation, as well as the importance of always respecting the will of the people. pic.twitter.com/RbIe2nvjRv

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) December 8, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →