Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë

nga Gentrita Xhemajli17 qershor 2025
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan, me të cilin ka thënë se kanë diskutuar për partneritetin e fortë mes Kosovës dhe Turqisë.

Osmani ka shtuar se do të vazhdojnë tutje angazhimin për ta forcuar partneritetin.

“Gjithmonë kënaqësi ta takoj mikun e çmuar të Kosovës, ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Hakan Fidan. Diskutuam partneritetin e fortë dypalësh midis Kosovës dhe Turqisë në shumë fusha me interes të ndërsjellë. Mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Turqisë ndërsa vazhdojmë angazhimin tonë të përbashkët për forcimin e mëtejshëm të këtij partneriteti”, ka shkruar Osmani në platformën X.

Për këtë takim ka njoftuar edhe Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë.

“Ministri i Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, u prit nga Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës, në margjinat e Samitit të Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në Tiranë”, thuhet në njoftimin e tyre.

Në samitin e organizuar nga Presidenca Shqiptare nën temën “Promovimi i Stabilitetit dhe Prosperitetit nëpërmjet Bashkëpunimit Rajonal dhe Integrimit në BE”, morën pjesë krerët e shteteve dhe qeverive, ministrat e jashtëm nga 13 vendet pjesëmarrëse të SEECP-së dhe përfaqësues të Bashkimit Evropian.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →