Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Lajcakun, diskutohet për heqjen e masave të BE-së

nga Venera Grabanica20 shtator 2023
Osmani takon Lajcakun, diskutohet për heqjen e masave të BE-së

Gjatë qëndrimit në New York,  presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.

Sipas njoftimit për media, Lajçak e Osmani kanë diskutuar lidhur me zbatimin e balancuar të marrëveshjes së plotë të Brukselit dhe anekesit të Ohrit.

Po ashtu është folur edhe për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

”Në Nju Jork, u takova me Miroslav Lajcak për të diskutuar zhvillimet e fundit në dialog. Theksoi se suksesi i saj është i lidhur me zbatimin e balancuar dhe të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit, si dhe heqjen e masave të BE-së që po prekin qytetarët tanë”, ka shkruar Osmani në Twitter./21Media 

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →