Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

​Osmani takon Prattipati, diskutojnë mbi sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

nga B G20 mars 2025
​Osmani takon Prattipati, diskutojnë mbi sigurinë dhe hapat drejt formimit të qeverisë

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë Anu Prattipati, me të cilën ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend, situatën e sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe hapat përpara drejt formimit të qeverisë.

Gjithashtu, biseda u fokusua në angazhimet konkrete pas vizitave të fundit në Kosovë, përfshirë ato të sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, emisarit special evropian për dialogun Peter Sorensen, përfaqësuesve ushtarakë të SHBA-ve, si dhe vizitën e presidentit të Letonisë.

Në takim u diskutua edhe për thellimin e bashkëpunimit në mes të Kosovës dhe SHBA-së, në përputhje me objektivat e përcaktuara nga presidenti Donald Trump dhe administrata e tij.

Osmani dhe Prattipati u ndalën veçanërisht te zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik dhe forcimi i partneritetit në fushën e mbrojtjes. Takimi riafirmoi rëndësinë e marrëdhënieve të ngushta mes Kosovës dhe SHBA-së dhe angazhimin për forcimin e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →