Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Presidentin Embaló, falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

nga Gentrita Xhemajli24 shtator 2025
Osmani takon Presidentin Embaló, falënderon për përkrahjen ndaj Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Presidentin e Guinea-Bissau, Umaro Sissoco Embaló, në selinë e Kombeve të Bashkuara.

Përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, Osmani tha se gjatë takimit, e ka falënderuar presidentin Embaló për përkrahjen e vazhdueshme ndaj Kosovës dhe për kontributin e tij në forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit.

Ajo vlerësoi përkushtimin e tij për zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Guinea-Bissau, duke theksuar rëndësinë e thellimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy shteteve.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →