Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon Radoniqin, flasin për zgjedhjet

nga B G4 dhjetor 2025
Osmani takon Radoniqin, flasin për zgjedhjet

Presidentja Vjosa Osmani, priti sot në takim kryesuesin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqin.

Gjatë takimit, bazuar në njoftimin e Presidencës, Radoniqi e njoftoi Osmanin mbi ecurinë e përgatitjeve për zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit dhe përmbushjen e detyrave organizative që po zhvillohen nga KQZ-ja.

Nga ana tjetër, në njoftim thuhet se Osmani theksoi rëndësinë e garantimit të një procesi zgjedhor të rregullt, transparent dhe gjithëpërfshirës, si dhe nënvizoi gatishmërinë institucionale për të mbështetur çdo hap që siguron integritetin dhe besueshmërinë e zgjedhjeve.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →