Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon senatoren amerikane, e falendëron për mbështetjen për Kosovën dhe për paqen e sigurinë e rajonit

nga Kaltrina Berila13 korrik 2024
Osmani takon senatoren amerikane, e falendëron për mbështetjen për Kosovën dhe për paqen e sigurinë e rajonit

Pas Nancy Pelosit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar edhe senatoren amerikane, Jeanne Shaheen, takim ky të cilin Osmani e ka cilësuar si të mrekullueshëm.

Presidentja ka falënderuar senatoren Shaheen për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe për përkrahjen e palëkundur ndaj Kosovës dhe për paqen e sigurinë në rajon.

“Faleminderit për angazhimin e saj të vazhdueshëm dhe mbështetjen e palëkundur për Republikën tonë dhe për paqen dhe sigurinë në rajonin tonë”, ka shkruar Osmani.

Great to meet with @SenatorShaheen while in Washington D.C., on the margins of the #NATOSummit.

Grateful for her ongoing engagement and steadfast support for our Republic and for peace and security in our region. 🇽🇰🇺🇸 pic.twitter.com/UD3j9EUUAd

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) July 13, 2024

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →