Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani takon William Walkerin: Njeriu që e mbrojti të vërtetën e Kosovës në orët më të errëta

nga Venera Grabanica14 janar 2026
Osmani takon William Walkerin: Njeriu që e mbrojti të vërtetën e Kosovës në orët më të errëta

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot me ish-shefin e Misionit Verifikues të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadorin William Walker.

Në një postim në Facebook Osmani theksoi se takimi u zhvillua si çdo vit, në prag të përvjetorit të Masakrës së Reçakut, duke vlerësuar rolin vendimtar të Walkerit në mbrojtjen e së vërtetës në një nga periudhat më të errëta për Kosovën.

“Ai është njeriu që e tha dhe e mbrojti të vërtetën kur Kosova po përjetonte orët më të errëta. Zëri i tij e ktheu dhimbjen tonë në thirrje për drejtësi”, ka shkruar Osmani.

Presidentja ka shtuar se mirënjohja ndaj Walkerit është e përjetshme, njësoj si obligimi institucional dhe moral që e vërteta e Masakrës së Reçakut të mos harrohet kurrë.

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →