Osmani: Të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor dhe të sigurohet çdo votë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në lidhje me zgjedhjet parlamentare po kërkon të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor.
Ajo përmes një reagimi në Facebook ka shpreson se KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme.
“Presidentja e Republikës së Kosovës përgëzon qytetarët që, edhe në këtë proces zgjedhor, treguan kulturë të lartë demokratike. Ajo ka shprehur pritshmërinë që KQZ-ja do të përfundojë me sukses numërimin e votave brenda mbrëmjes së sotme. Megjithatë, pas dështimit të softuerit, informacion ky i konfirmuar nga KQZ-ja, Presidentja ka kërkuar që të mbrohet integriteti i procesit zgjedhor, duke siguruar që çdo votë të numërohet saktë. Presidentja do të vazhdojë të jetë në kontakt me të gjitha institucionet përkatëse, deri në sigurimin e plotë që i gjithë procesi zgjedhor, përfshirë numërimin dhe publikimin e rezultateve, të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta demokratike dhe në përputhje me vullnetin qytetar”, ka shkruar Osmani. /21Media











