🇽🇰 Kosova
Osmani në OKB do të flasë për agresionin e Serbisë në Banjskë
nga Venera Grabanica23 tetor 2023
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani sonte do ta përfaqësojë e Kosovën në Këshillin e Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.
Osmani do ta mbajë një fjalim prej orës 21:00, sipas kohës sonë lokale, në raportimin periodik për zhvillimet në Kosovë.
Në një postim në rrjetet sociale Osmani për çfarë do të flasë.
“Do të trajtoj zhvillimet e fundit në vendin tonë, pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të rikonfirmoj angazhimin tonë për paqen dhe stabilitetin”, shkroi Osmani, duke publikuar edhe një vegëz ku mund të ndiqet fjalimi i saj./21Media











