Presidentja Vjosa Osmani do të pritet nesër me nderime të larta shtetërore nga homologu i saj në Shqipëri, Bajram Begaj.
Presidenca ka dhënë detaje për vizitën dy ditore të Osmanit në Shqipëri, duke bërë të ditur se përveç me presidentin dhe kryetaren e Kuvendit, ajo do të takohet edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Në kuadër të kësaj vizite, presidentja Osmani do t`ia dorëzojë dekretin e nënshtetësisë së Kosovës, shkrimtarit me famë botërore, Ismail Kadare.
Përveç takimeve zyrtare në Tiranë, Osmani do të vizitojë edhe qytetin e Beratit.
Gjithashtu, do të vizitojë edhe Torrën Veneciane dhe Zyrën Doganore të Kosovës në Portin e Durrësit.











