Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron 7 marsin: Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë

nga B G7 mars 2025
Osmani uron 7 marsin: Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka uruar 7 Marsin- Ditën e Mësuesit. Ajo tha se në këtë datë kujtojmë themelimin e shkollës së parë shqipe në Korçë më 1887, të cilin e quajti një akt i guximshëm i patriotëve tanë, që e kuptuan se pa gjuhë dhe dije, nuk ka as komb të suksesshëm.

“Sot, shkolla është më shumë se një institucion mësimor – është fortesa ku ndërtohet e ardhmja. Mësuesit mbeten shtylla e shoqërisë dhe ata që formësojnë mendjet dhe zemrat e kombit.  Në këtë ditë, nderojmë të gjithë mësuesit – ata që na mësuan shkronjat e para dhe ata që ende mësojnë brezat e rinj. Respekt, mirënjohje dhe përulësi para misionit të tyre fisnik! Gëzuar 7 Marsin, Ditën e Mësuesve!“, thuhet në urimin e Osmanit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →