Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron 8 Marsin nga AKI-ja: Heroinat tona të fshehta në fushën e inteligjencës

nga B G8 mars 2025
Osmani uron 8 Marsin nga AKI-ja: Heroinat tona të fshehta në fushën e inteligjencës

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, gjatë ditës, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar disa institucione të vendit për të uruar gratë që punojnë në to, me rastin e 8 Marsit.

Vjosa Osmani ka shkruar se vendimet strategjike të Republikës së Kosovës varen shpesh nga puna e padukshme, por fundamentale e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI).

“Për nder të ditës ndërkombëtare të gruas, isha në mesin e heroinave tona të fshehta, grave të fushës së inteligjencës, të cilat në çdo kohë janë aty ku duhet dhe me krenari mbrojnë interesin e Kosovës. Nga AKI, urime 8 Marsin te gjitha grave të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Vjosa Osmani.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka shprehur mirënjohjen dhe respektin edhe për gratë në Shërbimin Korrektues të Kosovës, në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka
LAJMI TJETËR →
Spanja kundër Argjentinës: Finales botërore i dihet gjithçka

Më të fundit

Të gjitha →