Moti…🇦🇱 SQ🇬🇧 EN🔎 Kërko
RTV21
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Osmani uron Ditën e Kushtetutës duke kujtuar sakrificën e popullit të Kosovës

nga Miranda Beqaj9 prill 2022

Presidentja, Vjosa Osmani sot me rastin e Ditës së Kushtetutës, ka theksuar se duhet të kujtohet sakrifica e gjatë dhe e dhimbshme e popullit të Kosovës.
”Një ditë, në kushtetutën e vendit tonë, të jetësohet ëndrra për të jetuar të lirë. Në përvjetorin e Kushtetutës, sikurse edhe çdo ditë tjetër, duhet veprojmë, të sillemi e të ecim, siç thuhet në aktin më të lartë juridik: ta ruajmë dhe mbrojmë sovranitetin, i cili buron nga populli dhe i takon popullit”, ka shkruar Osmani.
Me një fotografi të dy binjakeve të saj Osmani e ka uruar Ditën e Kushtetutës.
Sot bëhen 14-vjet nga miratimi i Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Kushtetuta e Kosovës u ratifikua më 9 prill 2008 dhe hyri në fuqi më 15 qershor 2008.
Kushtetuta është akti më i lartë juridik, që garanton të drejtat dhe liritë themelore të të gjithë qytetarëve të vendit./21Media

Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës
LAJMI TJETËR →
Ronaldo ndjek historinë, Anglia sfidon Kroacinë në Kupën e Botës

Më të fundit

Të gjitha →